Sporti

Dortmundi përfiton nga Dembele edhe pas shtatë vjetësh

09/13/2024 14:17
nga:E K

Edhe pas shtatë vjetësh, Borussia Dortmundi vazhdon të përfitojë nga shitja e francezit Ousmane Dembele.

Dembele në verën e vitit 2017, u transferua te Barcelona për 135 milionë euro.

Kjo e bën Dembelen si futbollistin më të shtrenjtë të shitur nga Bundesliga.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild”, Dortmundi tani e ka pranuar edhe pagesën e fundit nga skuadra nga Katalonja.

Totali i transferimit është bërë për 148 milionë euro, me bonuse.

Për shkak të shumë lëndimeve, Dembele nuk e shfaqi gjithë potencialin te Barcelona.

Dhe në verën e vitit të kaluar, Dembele u transferua te Paris Saint-Germaini.

Francezi 27-vjeçar u transferua te parisienët për 50 milionë euro.