Lajme

Luftëtari i Koshares: ‘Nëse Serbia sulmon, ndodh bashkimi kombëtar’

09/13/2024 14:12
nga:Y I

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm të paralajmëruar për opinionin serb në ora 18:00 do të sqarojë se çka po ndodhë në Kosovë dhe për atë se çka do të ndërmarrë Serbia ndaj këtyre ngjarjeve, deklaroi kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Lidhur me këtë temë u diskutua në Klan Kosova, ku i ftuari Vesel Aruqi, ish-luftëtar, deklaroi se nëse Serbia ia mësyn Kosovës për të hyrë në luftë, do të ndodhë bashkimi kombëtar.

“Besa qe paska ardh kismeti që shqiptarët ta bëjnë bashkimin kombëtar. Dhe Serbia nuk ka me ekzistu hiç nëse provon të hyjë në luftë, ka me qenë e copëtuar se ajo është një Rusi e vogël dhe ka për t’i humbur udha s’ka për të qenë as shtet në veti”, deklaroi Aruqi gjatë debatit.

Tutje ai shtoi se Serbia, e cila ka bërë krime në Bosnje, Kroaci e Kosovë do të duhej të ishte në bankën e zezë dhe se edhe bota e di se çfarë krimesh kanë bërë serbët, por nuk e thonë hapur.