Bayern Munich e mbylli sezonin e fundit në mënyrën më të keqe të mundshme, duke mos fituar asnjë trofe. Shumë ndryshime janë bërë për sezonin e ri dhe qëllimi është fitimi i çdo kompeticioni ku marrin pjesë.
Së fundmi, ka folur vetë trajneri bavarez, Vincent Kompany.
Ky i fundit thotë se ka një skuadër fenomenale duke theksuar se nuk ja kanë frikën asnjë kundërshtari me të cilin do të përballen.
“Kam një skuadër fenomenale. Që të ndeshemi pa frikë kundër konkurrentëve si Leverkusen, Leipzig, Dortmund do të thotë se jemi gati të arrijmë objektivin. Nga perspektiva futbollistike, është bërë më e vështirë të dominosh ligën”, është shprehur Kompany.