Lajme

Bekë Berisha: Kërcënimet e Vuçiqit për luftë janë, populizëm elektoral, në sinkron me Albinin!

09/13/2024 12:40
nga:Y I

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njëherësh Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka folur në lidhje me kërcënimet e fundit të Vuçiq për luftë.

Berisha tha për “Gazeta Blic” se kërcënimet e Vuçiq për luftë janë populizëm elektoral në sinkron me Kurtin.

“Kërcënimet e Vuçiqit për luftë janë populizëm elektoral në sinkron me Albinin kendej ” tha shkurt Berisha për “Gazeta Blic”.

Bekë Berisha, AAK!

Mediat serbe kanë raportuar në lidhje me konferencën për media që pritet të mbajë sot në ora 18:00, Aleksandër Vuçiq.

Shpallja e Kosovës ‘territor i pushtuar’ është një prej opsioneve që sipas tyre do të shqyrtohen nga Vuçiq.

”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.

/Gazeta Blic/

Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”