Sporti

Flet menaxheri i Nico Williams: S’e detyroj me zor të largohet nga Bilbao

09/13/2024 11:54
nga:E K

Nico Williams ishte një ndër emrat më të përfolur në afatin kalimtar veror.

Ai përmendej se do të largohej nga Athletic Club, me shumë klube të interesuara për shërbimet e tij.

Interesim më i madh për të u shfaq pas paraqitjes së tij masive në Kampionatin Europian “Gjermania 2024” me Spanjën, trofe të cilin edhe e fitoi.

Interesim më konkret tregoi Barcelona, e cila deri në fund provoi të sigurojë nënshkrimin e tij.

Mirëpo, kjo gjë nuk ndodhi, dhe “Blaugranët” kthyen sytë kah Dani Olmo, me të cilin edhe nënshkruan për 55 milionë euro.

Pas kësaj “sage”, foli edhe menaxheri i Nico Williams, Felix Tainta.

Ai tha se vendimi për të qëndruar në Athletic Club ishte i lojtarit në fjalë.

“Vendimi për të qëndruar në Bilbao ishte i Nicos. Ne e kemi detyrë ta këshillojmë atë, por nuk mund t’ia vendosim armën në kokë e të pranojë të largohet”, tha ai për “Cadena Ser”.

Nico Williams është pjesë e ekipit të parë të Athletic Club që nga sezoni 2021/22, derisa vlera e tij në treg tani kap shifrën e 70 milionë eurove.