Lajme

Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë

09/13/2024 11:26
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë.

Ajo përmes një videoje nga këto momente të ndarjes së çmimit tha se ky çmim është i popullit të Kosovës.

“Një çmim për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me vendosmëri të palëkundur të mbrojë lirinë dhe demokracinë. Faleminderit M100 për këtë nder”, ka shkruar Osmani.