Lajme

Policia rrethon objektin e Komunës së Mitrovicës, dikush la një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj

09/13/2024 10:11
nga:N K

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës.

Rrethimi i objektit është bërë pasi dyshohet për një mjet të dyshimtë .

Dikush raportohet të ketë lënë një valixhe të dyshimtë në oborrin e kësaj komune.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitë policore, në mesin e tyre edhe Njësia për Deminim.