Lajme

Spahiu e ndez debatin: “Kurti fundoset nga ministrat e vet, e ngritet nga opozita”

09/12/2024 22:01
nga:G B

Analisti Nexhmedin Spahiu në emisionin “Politiko” ka folur rreth zgjedhjeve të ardhshme duke theksuar se Albin Kurti do t’i fitojë ato.

Sipas tij, kryeministrin Kurti e ngrit Opozita ndërsa ministrat e tij e fundosin, raporton Gazeta10.

“Albin Kurtin e ulin poshtë ministrat e tij ndërsa e ngrisin lartë Opozita dhe kritizerët e tij, sa herë po flet Opozita Albin Kurtit vetëm se po i shkojnë përqindjet përpjet, unë i kam disa statistika të NDI-së prandaj edhe po i flas këto fjalë”, tha ai në Politiko.

Spahiu ka shtuar se në zgjedhjet lokale Vetëvendosja ka qenë me epërsi ndaj partive tjera.