Policia e Kosovës është duke intervistuar një person lidhur me rastin e sulmit në Banjskë, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.
“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistuar në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, tha Elshani për Gazeta Blic.
Ndryshe, dje Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin e Banjskës në shtatorin e vitit 2023./Gazeta Blic/