Florent Muslijës i kanë dal probleme edhe te skuadra e tij e Freiburgut.
Lojtari kosovar nuk u ftua për ndeshjen e fundjavës nga trajneri i tij, Julian Schuster, shkruan GazetaBlic Sport.
I pyetur rreth kësaj, ai tha se lojtari duhet të marr përgjegjësi për gabimet e tij, duke aluduar te rasti i përjashtimit nga Kombëtarja e Kosovës.
“Është e rëndësishme të jesh përgjegjës për gabimet e tua”.
Kujtojmë që Aro Muric, Florent Muslija dhe Edon Zhegrova u përjashtuan nga grumbullimi me Kosovën pasi ishin parë në klube të natës në Prishtinë pas humbjes në “Fadil Vokrri” nga Rumania me rezultat 0-3.
/GazetaBlic Sport/