Lajme

Momenti kur asambleisti i LDK-së i afrohet “tek hunda” Bulliqit, ndërhyjnë asambleistët e tjerë

09/12/2024 16:44
nga:G B

Diskutimet në Kuvendin Komunal të Podujevës gjatë ditës së sotme janë shoqëruar me përplasje të ashpra.

Një përplasje e tillë ndodhi mes kryetarit, Shpejtim Bulliqi dhe asamblistit të LDK-së, Ekrem Rrahmani.

“Legen, pis, tradhtar…” ishin shprehjet që u përdorën në seancë midis kryetarit, Shpejtim Bulliqi dhe asamblistit të LDK-së, Ekrem Rrahmani.

Pas përplasjes verbale që patën, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani, i është afruar Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit.

Menjëherë pasi Rrahmani i afrohet Bulliqit, aty shkojnë asamblistët e tjerë të cilët u hyjnë në mes për të parandaluar ndonjë konfrontim fizik.

Mirëpo, nuk dihet se çka folën mes vete pasi mikrofoni ishte i ndalur.