Lajme

“Çmendet” shoferi i një furgoni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, rrezikon trafikun

09/12/2024 16:23
nga:G B

Një furgon me ngjyrë të bardhë ka rrezikuar trafikun gjatë ngasjes së tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Pamjet shqetësuese që shihni më poshtë janë dërguar nga një lexuese e Klankosova, sipas të cilës shoferi në fjalë ka manovruar gjatë gjithë kohës në timon duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë.

Në një moment, furgoni gati sa nuk përplaset më një veturë në lëvizje.

Sipas lexueses, rasti ka ndodhur të hënën dhe është lajmëruar edhe në policinë e Kosovës.