Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën në takim ekipin e Komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në takim u diskutua për arritjet e FSK-së në bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Iowas, si dhe për aktivitetet e realizuara gjatë kësaj vizite që qëllim primar kishte thellimin e njohurive teknike për pjesën e sistemeve të IT-së, kapacitetet e mbrojtjes kibernetike dhe kapacitetet e radio komunikimit taktik.
“Kontributi që Garda Kombëtare e Iowas kanë dhënë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të komunikimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka qenë mjaft domethënës dhe i vlefshëm për ne”.
“Bashkëpunimi md Gardën Kombëtare të Ioëas për ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Maqedonci.


