Lajme

Policia kryen bastisje në bankën paralele serbe në Leposaviq

09/12/2024 15:30
nga:G B

Policia e Kosovës ka bastisur lokalet e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpëlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët”, deklaroi Elshani./Gazeta Blic/