Sporti

Tahir Batatina dënohet me dy ndeshje dhe 500 euro nga Komisioni Disiplinor

09/11/2024 16:31
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me dy ndeshje dhe 500 euro nga Komsioni Disiplinor.

Në arsyetimin e këtij vendimi të lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës thuhet: Pas përfundimit të kësaj ndeshje, z. Tahir Batatina, kryetrajner i KF “Llapi” nga Podujeva, është vërsulur disa herë në drejtimin të gjyqtarit kryesor dhe të kolegëve të tij në mesin e fushës, duke përdorur gjuhë vulgare ofenduese dhe kërcënuese, pastaj duke shkuar në drejtim të bankinës bie në provokimin e shikuesve të cilëve ju tregon gishtin e mesit të dorës, i fyen shikuesit e pranishëm duke provokuar një eskalim të mundshëm të masës. Për këto sjellje jo sportive dhe vulgare ndëshkohet me karton të kuq direkt. I njëjti pas ndëshkimit ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin kryesor por falë intervenimit të policisë është evituar sulmi. Po ashtu edhe në tunelin e stadiumit dukshëm i frustruar ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin por sërish është penguar nga policia. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Genc Nuza dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Prishtina – Llapi.

LINKU i vendimit.