Lajme

Përplasjet me Kurtin, qytetarët i “hakmerren” Osmanit në Facebook: Pëson rënie të pëlqimeve

09/11/2024 14:59
nga:Genita C

Në një zhvillim të rëndësishëm në politikën kosovare, Presidentja Vjosa Osmani ka pasë një rënie të ndjeshme të pëlqimeve në rrjetet sociale pas një përplasjeje me Kryeministrin Albin Kurti, raporton GazetaBlic.

Kjo ndodhi pas një periudhe të tensionuar mes dy liderëve të lartë të vendit, e cila ka pasur ndikim të dukshëm në perceptimin publik dhe mbështetje në platformat e mediave sociale.

Kjo vërhehet dukshëm po t’i hedhësh një sy fotografive e videove të publikuara muaj më parë nga presidentja dhe atyre të publikuara ditëve të fundit.

.

Si nisi përplasja mes tyre?

Në qershor të këtij viti kishte deklaruar se dallimet mes saj dhe Albin Kurtit janë të tejkalueshme dhe se nuk ka luftë politike me Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

Ndërsa në fund të korrikut, një muaj më pas, kur i ftoi krerët e partive politike për t’i konsultuar për datën e zgjedhjeve parlamentare, me ç’rast kreu i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, nuk mori pjesë, doli në sipërfaqe prishja e raporteve mes presidentes Vjosa Osmani dhe shefit të Qeverisë, Albin Kurti.

Përçarja u thellua edhe më tej ditë më parë, pas incidentit që i ndodhi Osmanit në Aeroportin e Shkupit, ku pjesëtarët e sigurimit kanë tentuar t’i marrin telefonin presidentes për ta vendosur në skener.

Osmani e cilësoi incidentin si një provokim të pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident, ndërsa Kurti gjatë një vizite zyrtare në Shkup deklaroi se autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shtetit, kanë shprehur keqardhje për rastin dhe se do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Kjo deklaratë e kryeministrit Kurti nga Shkupi, nuk i ka pëlqyer aspak presidentes Osmani.

Por, ajo çka është vërejtur së fundi, ishte edhe qajsa e presidentes karshi një vendimi të Qeverisë për draft-statutin e Asociacionit, që e kundërshtoi me zë.

Isa Mustafa: Nuk iu besohet deklaratave të presidentes për Qeverinë, po i bën për fushatë paraelektorale

Ish-deputeti i LDK-së ‘godet’ presidenten: Fati politik i Vjosa Osmanit është nën mëshirën e Albin Kurtit