Sporti

Erling Haaland ka 32 gola në 35 ndeshje për Norvegjinë, i duhet edhe një për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

09/11/2024 10:40
nga:Lorik J

Pas fitores kundër Austrisë në Ligën e Kombeve të UEFA-s, Erling Haaland tani ka shënuar 32 gola në 35 ndeshje për kombëtaren e Norvegjisë.

24-vjeçarit i duhet edhe një gol për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Norvegjisë.

Rekordi aktual i golave ​​i takon Jorgen Juves, i cili luajti për ekipin kombëtar nga viti 1928 deri në vitin 1937 – ai shënoi 33 gola në 45 paraqitje për Norvegjinë.

Erling Haaland ka tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon.

/GazetaBlic Sport