Lajme

Rruga Podujevë- Prishtinë në gjendje të tmerrshme

09/11/2024 08:53
nga:Y I

Rruga Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas është bërë tejet e vështirë për të qarkulluar.

Punimet të cilat kanë nisur prej sa kohësh e vetëm po zvarriten, po e bëjnë kalimin nëpër këtë anë edhe më të vështirë.

E ngjashme është situata edhe sot, pas reshjeve të shiut.

Gropa të shumta janë hapur e kanë dalë në pah, duke e bërë rrugën Podujevë-Prishtinë thuajse të pamundur për të lëvizur.

/Lajmi.net/