Lajme

Airif: Çdo veprim i pamatur ndaj serbëve në veri, është në shërbim të narrativës serbe – Qeveria të jetë koshiente me veprimet

09/10/2024 22:52
nga:G B

Ish kryenegociatori i dialogut me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se që nga maji 2023 Qeveria e Serbisë ka ndërruar strategji, derisa po përpiqet që t’i bindë ndërkombëtarët se në Kosovë serbët janë të diskriminuar dhe Qeveria e Kosovës dhe se ndaj tyre ushtrohet dhunë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kështu ata duan që të marrin më shumë se Zajednicën.

Arifi ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë koshiente në veprimet në veri, pasi çdo veprim i pamatur është i pakujdesshëm ndaj minoritetit serb është në shërbim të narrativës serbe.

Postimi i tij i plotë:

Që nga maji i 2023 e posaçërisht që nga tetori i viti të kaluar Qeveria e Serbisë e ka ndërruar strategjinë e veprimit në Kosovë. Ata në masë të madhe po përpiqen të kopjojnë strategjinë tonë të viteve 90. Për momentin fokusi i tyre është plasimi dhe ngadhnjimi i “të vërtetës” së tyre në qendrat e vendosjes ndërkombëtare, se serbët e Kosovës janë të diskriminuar nga Qeveria e Kosovës dhe ndaj tyre ushtrohet dhunë. Kësisoj ata besojnë të arrijnë qëllime shumë më të mëdha se sa veq zajednicën që parashihet me marrëveshjen e Ohrit dhe draftin e Lajçakut. Qeveria e Kosovës, dhe mekanizmat e sigurisë që veprojnë në Veri duhet të jenë koshient në veprimet e tyre. Çdo veprim i pamatur dhe i pakujdesshëm ndaj minoritetit Serb është në shërbim të narrativës serbe.