Analisti Imer Mushkolaj e ka quajtur të paarsyeshëm, të panevojshëm dhe shkelje të së drejtës së lirisë së shprehjes arrestimin e sotëm në veri të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo qasje ndaj komunitetit serb atje nuk ndihmon.
Postimi i tij i plotë:
I paarsyeshëm, i panevojshëm dhe shkelje e së drejtës së lirisë së shprehjes arrestimi sot në veri i politikanit Aleksandar Arsenijeviq, i cili duke fishkëllyer me filikaqë shprehu protestën e vet ndaj vizitës së kryeministrit Kurti në Mitrovicën e Veriut. Kjo qasje ndaj komunitetit serb atje nuk ndihmon.