Lajme

“14 shkurti nuk përsëritet, Qeveria e re formohet me koalicion”

09/10/2024 13:15
nga:Y I

Me datën 9 shkurt, qytetarët e Kosovës, pritet t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Qeverinë.

Deri tani koalicion parazgjedhor kanë finalizuar vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Si duket partitë e tjera pritet të shkojnë vetëm në zgjedhje.

Por si pritet të jetë rezultati zgjedhor dhe a formohet Qeveria e ardhshme me koalicion ?

Njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se nuk pritet të ketë befasi në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Xani tha se nuk do të kemi më parti me mbi 50% të votave dhe se Qeveria e ardhshme formohet me koalicion.

“Në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk mund të ketë befasi të mëdha për shkak se nuk ka patur zhvillime dramatike dhe një punë të jashtëzakonshme psh të Qeverisë për t’i rritur numrat në zgjedhjet e 9 shkurtit ose opozita ndonjë opozitarizëm të fuqishëm për t’u rritur ato vetë. Praktikisht partitë që janë në pushtet, praktika tregon se mund të kenë një rënie të lehtë sepse pushteti veçse i konsumon dhe partitë opozitare një ngritje mbase të lehtë por jo ndodnjë zhvillim të jashtëzakonshëm .Pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve nuk do të kemi më parti me mbi 50% të votave të fituara dhe do të kemi në mënyrë të pashmangshme një koalicion sepse është i nevoshëm për t’i ndërtuar institucionet stabile dhe për t’i përballuar sfidat që mund të na presin në të ardhmen. Eshtë e rëndësishme që mos të humbim shumë kohë dhe të ndërtohet një koalicion i qëndrueshëm” tha Xani për “Gazeta Blic”.

Ai tha se edhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim në renditjen e partive politike, do të ketë ndryshim në filozofinë e qeverisjes sepse do të imponohet një koalicion.

“Edhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim në renditjen e partive politike, do të ketë ndryshim në filozofinë e qeverisjes sepse do të imponohet një koalicion i domosdoshëm me partitë të cilat kanë qenë më herët në qeverisje dhe kjo në mënyrë automatike e bën një qeverisje tjetër dhe një kryeministër tjetër, Albin Kurti, nëse do të ketë parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidat kryeministrin Kurti. Fryma e 14 shkurtit të zgjedhjeve të kaluara nuk besoj të përsëritet sepse tek e fundit nuk është e shëndetshme për demokracinë një parti politike, me një sistem që është ndërtuar mbi natyrën e koalicioneve, të qeverisë sepse po e shohim se është e pamundur edhe veprimi edhe kontrolli i opozitës mbi veprimet që i bën Qeveria” deklaroi Xani në përgjigjen dhënë për “Gazeta Blic”.

Ndërsa profesori universitar, Muhamet Kelmendi, tha se është herët për të dhënë mendim lidhur me rezultatin e 9 shkurtit.

Por, i njëjti, potencoi se asnjë parti sdo ta fitojë shumicën e vetme për të ndërtuar Qeverinë.

“Eshtë shumë herët për të dhënë mendim lidhur me rezulltatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit te ardhshëm, 2025.Të dyja palët aktuale, pozita dhe opozita, janë në vlugun e aktivitetit për të qartësuar dhe futur në vetedijen e masave programet politike, sikunder edhe kandidatet për pushtet qeverises. Kunderthenit janë të thella, ka edhe ferkime dhe konflikte të mëdha.Disa parti nga opozita janë deklaruar për koalicion me çdo subjekt, të tjerat subjekte ende nuk janë deklaruar, priten qëndrime konkrete”

“Shikuar nga gjendja duket se tash prin VV-ja,  prapa vjene PDK, LDK dhe AAK.Cfarë perqindjeje do të kene subjektet politike është e paqartë. Duket se asnje parti nuk do të arrin shumicën e nevojshme për te ndertuar qeverine. Pa koalicion nuk do të kete qeveri.Kosoves nuk i duhet nje pushtet absolute” tha Kelemendi në përgjigjen e tij për “Gazeta Blic”.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet, do të jetë e hapur për koalicion me të gjitha partitë.

/Gazeta Blic/

Gashi: Nëse LDK i fiton zgjedhjet është e hapur për krejt partitë për koalicion

Ish-deputeti i LDK-së ‘godet’ presidenten: Fati politik i Vjosa Osmanit është nën mëshirën e Albin Kurtit