Lajme

Policia në Ferizaj për një javë shqipton 1,498 gjoba kundërvajtëse

09/09/2024 15:32
nga:G B

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 2 deri më 8 shtator ka shqiptuar 1,498 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr tentë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre :

-Aksidente me lëndime, 14;

– Persona të lënduar, 25;

-Aksidente me dëme materiale, 15.