Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi ka komentuar deklaratat e fundit të presidentes Osmani karshi Qeverisë.
Arifi në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thotë se këto janë deklarata të pakuptimta.
“Kritikat e presidentes për Qeverinë janë shumë të dhunshme, të pakuptimta dhe joparimore në kohën kur po thuhen. Kjo po i bie që në momentin që janë dëmtuar raportet mes presidentes dhe kryeministrit, tek tash kemi një rikëndellje të presidentes”, tha Arifi.
Madje Arifi një qasje të tillë e quan taktikë të presidentes Osmani.
“Një detaj edhe më interesant është se kjo situatë mund të përshkruhet si një shkëputje taktike, që ndodhë shpesh në politikë kur marrëdhëniet personale dhe dinamika e pushtetit kanë përplasje për çështje të ndryshme, por kjo ndodhë zakonisht të ndonjë problemi, e këtu po ndodhë në fund”, tha Arifi.
Arifi tutje thotë se presidentja nuk është analiste që të kritikojë Qeverinë, teksa shton se me këto deklarata po mundohet të gjejë rrugë për zgjedhje.
“Presidentja nuk është analiste ta kritikojë Qeverinë, këtu ka gjëra të pakuptima sepse vetë Presidenca bashkë me Qeverinë kanë krijuar në publik një monstrum të Asociacionit. Nuk i besoj kësaj kritike sepse nuk është thënë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, por është thënë kur presidentja është në fund të mandatit dhe po mundohet ta gjejë një shtekdaljë politike”, tha Arifi për GazetaBlic.


