Lajme

Selmanaj për autostradën e Gjilanit dhe rrugën për Podujevë: Koha e dëshmojë që VV nuk e menaxhon dot një lagje të vetme

09/09/2024 11:59
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka thënë se dikur ministrat i akuzonin që investonin në komunat që i udhëhiqnin partit e tyre politike, ndërsa thotë se VV-ja nuk po investon as në komunat e udhëhiqen nga ajo.

Selmanaj në një postim në “Facebook”, ka shkuar se të investoj VV-ja në komunat që udhëheq vetë të realizoj diçka, duke thënë se nëse jo të gjithë të paktën të përfitojnë qytetarë e Podujevës, Gjilanit e Shtimes, komuna këto që i ka VV-ja.

“Nëse doni, investoni veç në komuna të VV-së, bile dikush le te ua sheh hajrin. DIKUR, kryeministrat dhe ministrat i kritikonim që investonin më shumë në komunat që udhëhiqeshin nga partia e njëjtë. SOT, për shkak se kjo qeveri ka dështuar kaq keq në të gjitha fushat dhe nuk ka bërë asnjë investim askund në Kosovë, i bëjmë thirrje qeverisë që të investojë kudo. Nëse dëshiron, le të investojë vetëm në ato tre komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosja. Vetëm realizoni diçka. Nese jo krejt Kosova, të paktën qytetarët e Podujeves, Gjilanit dhe Shtimes le të ua shohin hajrin. Koha e dëshmojë që LVV nuk e menaxhon dot një lagje të vetme e lëremë shtetin. 4 vite të qeverisjes së LVV-së; 4 vite të humbura për Kosovën; 4 vite mbytje shprese!”, ka shkruar Selmanaj.