Lajme

A takohen me njëri-tjetrin? – Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

09/08/2024 21:50
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet me kryeministrin Albin Kurtin. Ajo tha se bashkëpunojnë si institucione.

Ndërsa theksoi se me Kurtin kanë qasje të ndryshme por synim të njëjtë për një Kosovë sovrane dhe të integruar.

“Jemi taku shpeshherë, sidomos dy vitet e fundit kemi pasur vazhdimisht diskutime. Sot folëm mes vete (06.09.2024), e kishim 25 -vjetorin e (themelimit të) Policisë. Ne bashkëpunojmë si institucione, e kemi detyrë kushtetuese me bashkëpunu. Kemi qasje të ndryshme se si me u arrit synimi të njëjtë, të gjithë jemi të gabueshëm, nuk ka njëri të pagabueshëm, nuk mund të them tani që cila qasje do të ketë më shumë sukses për Kosovën, por synimin e kemi të njëjtë, një Kosovë sovrane të integruar në strukturat euro-atlantike”- ka thënë Osmani në KallxoPernime.