Sporti

Amir Rrahmani para ndeshjes ndaj Qipros: Na duhet vetëm fitorja!

09/08/2024 18:04
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e dytë në UEFA Nations League dhe si kundërshtar do ta ketë Qipron.

Para ndeshjes, Amir Rrahmani dhe Franco Foda u paraqiten në konferencë për media.

Rrahmani, kapiteni i “Dardanëve” foli shkurt në këtë konferencë dhe tha se mezi pret përballjen dhe sigurisht që futen për fitore nesër.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për ecurinë tonë sepse na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, u shpreh Amir Rrahmani

Kujtojmë që ndeshjen e parë, Kosova u mposht në shtëpi ndaj Rumanisë me rezultatin e thellë 0:3.