Lajme

Tre të vrarë në një sulm në kufirin Bregu Perëndimor-Jordani

09/08/2024 10:57
nga:Genita C

Tre persona janë vrarë në një sulm në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor të pushtuar, thonë zyrtarët izraelitë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se tre civilë izraelitë u vranë në të shtënat në kalimin e urës Allenby.

Sulmuesi iu afrua zonës nga pala jordaneze me një kamion, doli dhe hapi zjarr, tha IDF,raporton BBC.

Raportohet se personi i armatosur ishte vrarë nga forcat e sigurisë.