Sporti

Shqipëria pati rastet, mbyllet pa gola pjesa e parë ndaj Ukrainës

09/07/2024 21:43
nga:E K

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Ukrainës dhe Shqipërisë e vlefshme për UEFA Nations League.

45 minutat e para ishin në të mirë të fanellës “kuqezi” – ku patën raste të mira shënimi, sidomos mesfushori Qazim Laçi, shkruan Indeksonline

Laçi tentoi tre herë gjatë pjesës së parë të shënonte gol, por topi nuk u fut në rrjetë. VIDEO: https://streamin.me/v/f33eea7d#google_vignette

Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në teren neutral, në qytetin e Pragës.