Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se Serbia është në panik pasi ‘Shkolla ruse për destabilizim të Kosovës dhe rajonit po i dështon’ .
Sveçla tha se Serbia po synon të intensifikojë agresivitetin e luftës speciale kundër Kosovës duke kombinuar propagandën, operacionet subversive, ofensivën diplomatike përmes metodave të luftës hibride.
Ai tha se përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën kanë dështuar në disa raste, përfshirë vendosjen e barrikadave në veri, sulmet paramilitare në Banjskë, dhe përpjekjet për të nxitur konflikte në komunat veriore përmes lajmeve të rreme dhe fushatave propaganduese, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë: