Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, me rastin e vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova në Podujevë, tha se ai “me urtësinë dhe vendosmërinë e tij, i dha popullit tonë besim dhe shpresë drejt lirisë”.
Tahiri tha se Rugova përfaqëson qëndresën dhe besnikërinë e një lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë, të pavarur dhe krenare.
“Me rastin e përurimit të shtatores së Presidentit, Ibrahim Rugova, në Podujevë, nderojmë liderin që, me urtësinë dhe vendosmërinë e tij, i dha popullit tonë besim dhe shpresë drejt lirisë. Presidenti Rugova, përfaqëson qëndresën dhe besnikërinë e një lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë, të pavarur dhe krenare. Llapi dhe llapjanët gjithmonë e mbajtën në zemër, ashtu siç ai na mbajti të gjithëve” shkruan Tahiri raporton Gazeta Blic.
Shkrimi i plotë: