Lajme

Sveçla: Bllokadat në pikat kufitare janë hequr nga serbët, hapen për qarkullim Bërnjaku e Merdarja

09/07/2024 17:37
nga:Y I

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin e Serbisë.

Për këtë ai tha se kanë marrë vendim për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, të cilët u mbyllën dje.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, ka shkruar ai.