Lajme

Osmani nuk iu jep dorën Donika Gërvallës e Faton Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës në Podujevë

09/07/2024 17:03
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës.

Në momentin kur Osmani ka arritur në vendin ku po mbahej ceremonia, shefja e shtetit ka përshëndetur kryeministrin Albin Kurti, ish-presidentin Fatmir Sejdiu, familjarët e presidentit Rugova, megjithatë nuk iu ka folur për dore ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Faton Peci.

Raportet ndërmjet Presidentes Osmani dhe kryediplomates Gërvalla, janë ‘ftohur’ kohët e fundit.

Të njëjtat s’kanë ngurruar që t’i përçojnë mesazhet thumbuese njëra-tjetrës as në publik.