Sporti

Enis Bardhi shënon gol për Maqedoninë e Veriut në UEFA Nations League

09/07/2024 16:24
nga:E K

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka shënuar golin e barazimit ndaj Ishujve Faroe.

Golin për 1:1 e shënoi mesfushori shqiptar, Enis Bardhi.

Bardhi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 48’të për t’i barazuar shifrat në 1:1.

Kujtojmë që vendasit shënuan gol të parët në minutën e 8’të me anë të Davidsen.