Sporti

Luftëtari Gjoni Palokaj nga Prizreni rikthehet në kafaz, sot kërkon tjetër sukses

09/07/2024 16:07
nga:E K

Luftëtari i MMA, Gjoni Palokaj nga Prizreni, sot do të rikthehet në kafaz.

Ai do të luftojë kundër sportistit nga Venezuela, Karol Artega.

Palokaj ka debutuar suksesshëm në Oktagon, ku ka regjistruar tre fitore radhazi.

Ai nga tetë fitore deri tani, gjashtë prej tyre i ka mbyllur para kohe.

Gjoni sonte përballet me një kundërshtar të fortë, ku Artega hyn në kafaz me pesë fitore dhe një humbje.

Meqi pritet të fillojë në ora 18:00 dhe mund ta ndiqni live në linkun e mëposhtëm.

https://www.oktagon.tv.