Lajme

Presidentja Osmani: Lidhja e Kosovës me SHBA-të nuk është veç një aleancë strategjike, por themel i sigurisë dhe të ardhmes tonë

09/07/2024 13:38
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë e zbulimit të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ka thënë se Rugova ishte njeri i dijes, shpresës, udhëheqës i madh e vizionar i pashoq.

Ajo tha se Rugova ndërtoi ura besimi me liderët anembanë kombit, që janë bërë shtylla që qëndron shteti ynë.

Osmani tha se shtatorja e Rugovës duhet të shërbejë si kujtesë për një Kosovë që nderon, ruan e kultivon aleancat me miq.

“Lidhja mes Kosovës dhe SHBA-së nuk është veç një aleancë strategjike, por themel i sigurisë, prosperitet dhe të ardhmes tonë”, tha Osmani.

Tutje presidentja tha se Rugova kurrë nuk i punoj pas shpine askujt dhe se ishte transparet dhe i ndershëm.