Deklaratat e kryeministrit Kurti për hapjen e Urës së Ibrit, s’janë pritur mirë nga Komuniteti Ndërkombëtar.
Të njëjtit kanë theksuar se për këtë çështje duhet koordinim pasi mund të sjellë tensione.
E pak ditë më parë në Kosovë erdhi edhe drejtori i CIA-s, William Burns.
Sa u duk se gjithçka po ‘qetësohej’, Kurti ndërmori aksionin e radhës në Veri duke mbyllur institucionet paralele.
Kjo solli reagimin e ndërkombëtareve, NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, të cilët këtë aksion e cilësuan si ‘të pakoordinuar’ me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë.
I ashpër në reagim ishte edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien.
Ai i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.
E në lidhje me situatën e krijuar dhe qëndirmet që po mban kryeministri Kurti ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani.
Burjani tha se Kurti deri këtu i ka kryer punët vetë me Veriun por se tani ka ardhur koha të bëj politikë e diplomaci.
Ai i vlerësoi vendimet e ndërmarra nga kryeministri në lidhje me Veriun por tha se tani duhet aftësi me i mbajt këto vendime.
“Deri këtu Kurti i ka kryer punët vet, ka zhvilluar konsultime me ndërkombetaret por ka vepruar vet. Tash kjo politikë e vendimarrjes vetëm, madje as pa njoftim është tepru, është koha të bëj pak politikë e diplomaci. Deri ketu disa punë i ka kryer që të tjerët më herët nuk kanë mundur, tash do të ishte aftësi e madhe me mbajt të gjitha këto vendime. Vetem Ura mbi Iber i ka mbet dhe e kishte krye me suskes punën e vet, vetëm dhe pa përkrahje të askujt”
“Politika e dikurshme e koordinimit kishte dështuar moti, për këtë arsye kanë mbetur gjithë këto marrveshje Kosovë -Serbi pa u zbatu. Situata është e qartë që Kosova vet nuk duhet të bëj asgjë pa pyetur dhe pa marr leje për të zbatuar ndonjë marrveshje kjo quhet vendimarrje e cunguar pra eshte heq vendimarrja sovrane. Kurti e ka hetuar kahere këtë punë “pa hajre”, dhe i ka krye vet” tha Burjani për “Gazeta Blic”.
Burjani tha se duhet të përfunojë njëanshmëria e veprimeve sepse e qon Kosovën në izolim.
Ai tha se duhet të mbahet kështu siç është situata në Veri dhe jo të përshkallëzohet më tej.
“Njëanshmëria e veprimeve duhet të perfundoje sepse e qon Kosovën në izolim. Deri këtu ka kryer disa punë me rëndesi andaj duhet të ndalen veprimet, është koha për me mbajt këtë gjendje çfarë është në Veri dhe mos me përshkallëzu më” potencoi Burjani.
Burjani tha se tani është koha që Kurti të zgjedhë, konsolidim të marrëdhënieve me BE-në dhe SHBA apo izolimin dhe listen e zezë.
“Ne izolim politik tash është Kurti, tani është koha të konsolidoj raportet dhe të mos vendoset në listen e zezë të SHBA-ve si prishës i paqes, dhe tensionues i rajonit. Tani Kurti le të zgjedhë vet cfarë do, konsolidim të marrëdhenieve me BE-në dhe SHBA apo izolimin dhe listen e zezë” tha Burjani për “Gazeta Blic”

Blerim Burjani, Analist!
/Gazeta Blic/


