Lajme

Një i vrarë dhe 30 të plagosur nga një sulm rus në Pavlohrad të Ukrainës

09/06/2024 17:15
nga:Y I

Një sulm raketor rus ka vrarë një person dhe ka plagosur të paktën 30 persona të tjerë, duke përfshirë tre fëmijë, në qytetin Pavlohrad të Ukrainës.

Kështu ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, i cili tha se sulmi shkaktoi disa zjarre në të gjithë qytetin dhe dëmtoi një ndërtesë të lartë banimi, shkruan Sky News.

“Në Pavlohrad janë lënduar 30 persona, tre prej tyre janë fëmijë”, tha ai në Telegram.

Lysak gjithashtu tha se në mesin e të plagosurve ishte edhe edhe një vajzë nëntëvjeçare dhe dy djem, njëri katër dhe tjetri 11-vjeçar.