Lajme

Lajçak takon Shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë

09/06/2024 16:45
nga:Y I

Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav sot është takuar me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur vet Oravi përmes një shkrimi në “X”, duke thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.

“Gëzohem që u takova sot me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.