Sporti

Kosova – Rumania, të dy kombëtaret me vlerë të njëjtë në ‘Transfermarkt’

09/06/2024 15:11
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Rumania do të përballen nesër në Nation League.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Dardanët’ janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim, me synime të qarta vetëm për rezultat pozitiv.

Të dy kombëtaret kanë vlerë të njëjtë financiare në ‘Transfemarkt’, me Kosovën që vlerësohet me 92.68 milionë, kurse kombëtarja rumune ka vlerë 92.23 milionë.

/GazetaBlic Sport/