Lajme

Deliu publikon foton e Thaçit teksa nderohet nga policia: Urime, krenaria jonë!

09/06/2024 13:57
nga:Sh R

Blerta Deliu, deputete e PDK-së, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fotografi shihet Thaçi teksa parakalon para gardës së PK-së, e cila është rreshtuar për nderim ndaj Thaçit.

Deliu e ka uruar Policinë e Kosovës për 25 vjetorin e themelimit.