Drilon Gashi, teolog dhe ish-këshilltar i Kuvendit Glauk Konjufca, ka bërë një postim interesant.
Që në hyrje, Gashi e ka shtruar një pyetje për publikun.
“A duhet të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme?” – ka shkruar ai.
Në shkrimin e tij, Gashi ka thënë se ende është skeptik për kandidimin për deputet.
“Po e ndaj me ju një dilemë që kam në këtë periudhë. Kam marrë këshilla nga familja dhe disa miq për të konkurruar për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Nuk po them që jam i vendosur, pasi jam ende skeptik dhe nuk ndihem shumë i sigurt.
Duke marrë parasysh përvojën time në politikë, filozofi, teologji dhe psikoterapi dhe fusha të tjera, ndoshta mund të kontribuoj për projekte të cilat do të sjellin ndryshime pozitive për Kosovën” – ka shkruar ai.


