Pak minuta më parë, GazetaBlic ka raportuar se sonte ka ndodhur një përleshje në Prishtinë, përkatësisht në lagjen “Emshir”.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe të përfshirë kanë qenë disa persona.
Zëdhënësja e PK-ja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha GazetaBlic, se tre persona janë lënduar, ndërsa gjashtë janë arrestuar.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje.Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti për GazetaBlic.


