Sporti

Tirana njofton për huazimin e Abdullahut tek Malisheva

09/05/2024 19:27
nga:Mergim Rreci

Tirana ka zyrtarizuar largimin e Mustafë Abdullahut. Portieri ka kaluar te skuadra e Malishevës në Kosovë, në huazim me të drejtë blerje.

Rikthimi i Gentian Selmanit nga dëmtimi, ka bërë që minutat për portierin dardan të jenë më të pakta dhe palët vendosën këtë përfundim.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton huazimin me të drejtë blerje të portierit Mustafë Abdullahu te ekipi i FC Malisheva.

Pas interesimit të klubit për lojtarin bardheblu, Abdullahu do të jetë në shërbim të skuadrës së Malishevës për një sezon. I urojmë suksese në këtë rrugëtim.