Lajme

Bedri Hamza dhuron gjak në Mitrovicë: E kemi përgjegjësi të solidarizohemi me njerëzit që kanë nevojë

09/05/2024 19:15
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka dhuruar gjak në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, raporton GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në “Facebook”, ku tha se është përgjegjësi që të solidarizohemi me njërëzit që kanë nevojë.

E plotë:

Sot dhurova gjak në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. Shumë jetë varen nga dhurimi vullnetar i gjakut dhe është përgjegjësi e jona që të solidarizohemi me njerëzit që kanë nevojë.