Lajme

Kastrati: Një Kosovë pa Albin Kurtin, sa më shpejtë

09/05/2024 18:41
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati deklaroi se qeveria Kurti ka nënçmuar popullin me veprimet e saj.

“Veç Gani Jakupit, dostit të vet Albin Kurti i ka jep 90mijë euro për 12 muaj, për çka, me shku me pi raki nëpër dynja, pra kjo e tregon ma qart nuk e di se si nënçmimin që i bëhet këtij populli”, tha Kastrati.

E sipas tij, vendit i duhet një Kosovë pa kryeministrin Kurti.

“Me 200 euro çka kemi ble harq para tri vjete sot të vyejn me i ble 400 euro, e tu ka rrit rroga 6.80cent. Si ka mundësi me e dal pra, 200,000, ku ikën ata, ikën me gjet vende pune sepse ata nuk ikin prej qefit, këto janë rrena e pallavra. Një Kosovë pa Albin Kurtin sa më shpejt”, tha mes tjerash ai në Kanal10.