Sporti

Kosova – Rumania, pozitat momentale të dy kombëtareve në ranglistën e FIFA-s

09/05/2024 18:41
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Rumania do të përballen nesër në Nation League.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Dardanët’ janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim, me synime të qarta vetëm për rezultat pozitiv.

Analizuar pozitën e dy kombëtareve në FIFA, Rumania është dukshëm në vend më të mirë, duke u renditur në pozitën e 45-të.

Në anën tjetër, Kosova renditet në pozitën e 106-të në renditjen botërore të kombëtareve.

Megjithatë, edhe tek kuotat e basteve, por edhe në analizat nga sajtet e ndryshme ndërkombëtare, Kosova ka për një nuancë epitetin e favoritit në këtë takim.

/GazetaBlic Sport/