Lajme

Kurti priti në takim kryediplomaten finlandeze

09/05/2024 15:29
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryediplomaten nga Finlanda, Elina Valtonen.

Gjatë ditës së sotme, kryediplomatja finlandeze zhvilloi takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ato diskutuan për çështje të rëndësishme rreth Kosovës, si për dialogun Kosovë-Serbi e për anëtarësimin në BE.

Po ashtu, Valtonen u prit me drekë dhe nga presidentja Vjosa Osmani.