Lajme

Gabimi i Kurtit në matematikë, Maliqi: I shkreti ai arsimtar në klasë që e ka vërejt gabimin në moment!

09/04/2024 20:03
nga:Y I

Analisti politik, Agon Maliqi, ka ironizuar pas gabimit të bërë nga kryeministri Kurti, në ekuacionin e matematikës, sot në një shkollë në Podujevë.

Maliqi thotë  se ‘i shkreti ai arsimtari në klasë që e ka vërejt gabimin në moment’

“I shkreti ai arsimtari në klasë që e ka vërejt gabimin në moment. Garant ka fillu me dyshu në veten se mos po punon për Serbinë” shkruan Maliqi.

Reagimi i plotë:

Ia huqi keq në matematikë, Kurti e pranon gabimin dhe kërkon falje!