Lajme

VMRO pushon shqiptarët nga puna, largime masive në të gjitha institucionet

09/04/2024 19:23
nga:Y I

Pas tentativave për të hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut (VMRO) iu jep një tjetër goditje shqiptarëve.

VMRO ka nisur të largojë nga puna shqiptarët, duke i zëvendësuar ata me maqedonas.

Raportohet se drejtuesit e VMRO në të gjitha institucionet po largojnë shqiptarët nga puna.

Rasti më i fundit është ai në repartin e biokimisë, ku janë pushuar të gjithë punonjësit shqiptarë.

Shqiptarët theksojnë se janë pushuar nga puna me arsyetimin se nuk ka buxheti për t’i paguar.

Përveçse i kanë larguar nga puna, shqiptarëve nuk iu është dhënë as rroga e fundit. Drejtoresha e repartit të biokimisë, por edhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, kanë refuzuar deri më tani të japin një përgjigje zyrtare për rastin.

/Euronews Albania/