Lulzim Berisha kreu i tifogrupit “Dardanët” ka theksuar se biletat për ndeshjen ndaj Rumanisë janë shitur në kohë rekord, teksa interesimi është i jashtëzakonshëm për këtë duel.
Berisha në një intervistë për mediumin rumun, GSP.ro, ka theksuar se biletat janë shitur për 3-4 minuta.
“Këtu tashmë ka probleme serioze me biletat për shkak të numrit të vogël të ulëseve. Njerëzit janë shumë të interesuar për këtë lojë. Po të ishte e mundur, i gjithë vendi do të vinte në stadium të premten mbrëma”, thotë Berisha.
“Biletat u shpërndanë të gjithë anëtarëve të Dardanëve – kurse ato online u shitën brenda tre deri në katër minuta nga dalja në shitje. Kushdo që tani ka një biletë për ndeshjen me Rumaninë është si të fitojë Bingo”.
Kujtojmë se ndeshja luhet të premten me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport



